Blerja e gazit natyror nga Moska, reagon kancelarja Merkel

Blerja e gazit natyror nga Moska, reagon…

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka mbrojtur vendimet që ka marrë për blerjen e gazit natyror nga Rusia, sa ka udhëhequr Gjermaninë.

Duke folur nga Lisbona, Merkel ka thënë se “ju gjithmonë veproni varësisht në kohën që jeni” dhe që nuk pendohet për vendimet e saj.

Ajo ka thënë se është e qartë që Gjermania ka pasur nevojë për shumëllojshmëri të furnizuesve të energjisë, teksa ka nisur të heqë dorë nga prodhimi i energjisë bërthamore dhe asaj me thëngjill.

Merkel ka thënë se “sipas perspektivës së asaj kohe, ka qenë shumë racional dhe i kuptueshëm furnizimi përmes gazsjellësve, përfshirë atyre rusë, që kanë bartur gazin në çmim më të lirë sesa vendet tjera në botë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit