Blerjet direkt nga aplikacioni, WhatsApp vjen me risi

Blerjet direkt nga aplikacioni, WhatsApp vjen me…

WhatsApp ka prezantuar një opsion të quajtur Business Directory në Mbretërinë e Bashkuar, Indonezi, Meksikë, Kolumbi dhe Brazil. Ky opsion të lejon të gjesh bizneset ekzistuese për një shërbim specifik.

Gjithashtu përdoruesit mund të kërkojnë kompani të ndryshme sipas kategorisë. Të gjithë përdoruesit që janë regjistruar në WhatsApp Business do të shfaqen në udhëzues.

Ky opsion synon të ndihmojë përdoruesit të zbulojnë bizneset me lehtësi, të kryejnë blerjet nga direkt nga aplikacioni dhe ndërkohë të vazhdojnë të shkëmbejnë mesazhe.

Mund t’i shfletoni sipas kategorisë që ndahen në restorante, ushqimore, veshje apo të kërkoni emrin e një biznesi.

Butonin mund ta gjeni duke klikuar në ikonën Message > Businesses > Discover.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit