Bletërritësit: Qeveria nuk ka subvencionon, mjalti industrial po na shkatërron

Bletërritësit: Qeveria nuk ka subvencionon, mjalti industrial…

Jo vetëm fermerët, por edhe bletërritësit po përballen me probleme dhe nuk e gjejnë veten në ligjet që miraton qeveria e Edi Ramës. Bletërritësit shprehen se ligji i ri nuk ka zgjidhur problemet në sektor, ndërsa shtojnë se tregu vuan nga konkurrenca e pandershme, për shkak të tregtimit të mjaltit industrial. Por një tjetër problematikë për blerërritësit është edhe mungesa e një laboratori për certifikimin e mjaltit, gjë që pengon në eksportimin në vendet e BE-së.

Një problem tjetër, me të cilin përballet ky bletërritës është dhe vlera e ulët e subvencioneve. Për këtë sektor, qeveria shqiptare jep 1 mijë lekëve të reja, që për bletërritësit është shumë pak, teksa kërkojnë që të ndiqet shembulli i Europës dhe Kosovës. Ndërkohë shqetësim madhor për bletërritësit mbeten edhe preparatet jocilësore për luftimin e sëmundjeve në bletë dhe çmimet e larta të tyre.

Bletërritësit, janë sektori i radhës pas fermerëve që ngrejnë zërin për reformat e qeverisë, që nuk u jep asnje lloj mbështetje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit