Bletët punëtore u mësojnë “gjuhën e vallëzimit” bletëve të sapolindura

Bletët punëtore u mësojnë “gjuhën e vallëzimit”…

Ndoshta shumë duan të dinë se si bletët mësojnë dhe kordinohen për punën në koshere, kështu që ne po ju tregojmë rrugëtimin e një blete që nga lindja e deri te dalja në fluturim për të gjetur polenin. Bletët punëtore i drejtojnë bletët më të vogla drejt polenit me një formë komunikimi të njohur si “gjuha e vallëzimit”, që konsiston në disa hapa që tregojnë se ku ndodhet ushqimi dhe sa larg është nga kosherja.

Deri tani shkencëtarët kanë zbuluar se bletët i mësojnë këto lëvizje kur janë të reja. Kur bletët janë të vogla me antenat e tyre prekin trupat e bletëve të moshuara që kërcejnë, nëse e humbasin atë shans, kërcimet e tyre kanë më shumë gabime dhe hartat e tyre janë më pak të sakta.

Vallet janë të ndërlikuara për t’u ekzekutuar dhe hapat e gabuar mund t’i bëjnë bletët që kërkojnë ushqim të fluturojnë në drejtimin e gabuar. Por ka një fazë kritike të të mësuarit në jetën e një blete të re punëtore kur ajo është rreth 8 ditëshe, pak para se të bëhet një punëtore për të dalë në terren, që e ndihmon atë të përsosë kërcimin e saj. 

Kur bletët punëtore të mëdha kthehen në zgjua dhe kërcejnë, punëtoret fillestare i vëzhgojnë nga afër. Duke vepruar kështu, bletët me më pak përvojë mësojnë të performojnë valle që gjenerojnë harta më të sakta për vaktin tjetër. Gjenetika luan një rol në vallet e bletëve dhe studimet e mëparshme kanë treguar se disa detaje kërcimi që transmetojnë distancën janë specifike për speciet.

Megjithatë, gjetjet e reja tregojnë se gjuha e vallëzimit të bletëve nuk është tërësisht e lindur, por pjesërisht është formësuar nga mësimi social. Ata zbuluan gjithashtu se nëse punëtorët e rinj privoheshin nga shansi për të mësuar nga bletët më me përvojë, ata prodhonin valle që ishin më të ngadalta, me më shumë gabime. Disa aspekte të kërcimit të tyre në harta u përmirësuan me kalimin e kohës, por nuanca të tjera u humbën përgjithmonë.

Komunikimi i vallëzimit është kompleks dhe detyra e bletëve ndërlikohet duke u detyruar të performojnë në skena vertikale, të parregullta me huall mjalti pa dritë”, tha bashkëautori i studimit James Nieh, një profesor i biologjisë në Universitetin e Kalifornisë, San Diego.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit