Bleu 8-vjeçarin për 900 euro, e çoi në Athinë për të lypur/ Ky është shqiptari që u arrestua në Greqi

Bleu 8-vjeçarin për 900 euro, e çoi…

Në foton më sipër është 55-vjeçari shqiptar, i cili u arrestua dy ditë më parë në Greqi. Ai kryente aktivitet kriminal për trafikimin e të miturve. Kujtim Demiri ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi trafikonte fëmijë dhe i nxirrte në rrugë që të lypnin.

Mësohet se, 55-vjeçari është dënuar me 15 vite burg në Shqipëri për trafikim të të miturve. Protothema.gr raporton se Demiri kishte blerë për 900 euro një fëmijë 8-vjeçar nga një familje e varfër në Tiranë për ta shfrytëzuar atë për lypje në Athinë.

Ai e kishte dërguar fëmijën Athinë, ku e ka detyruar të lypte në pjesët qendrore të kryeqytetit. Akoma nuk dihet se ku ndodhet i mituri, por policia vazhdon hetimet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit