Bleu fshesë me korent online 2 muaj më parë, denoncimi: Nuk më kthejnë përgjigje! E kisha garancinë për 5 vite

Bleu fshesë me korent online 2 muaj…

Denoncimet për blerjet jo cilësore në faqet që tregtojnë ‘online’ po bëhen modë tashmë.

Një rast i tillë vjen për “Gazeta Atdheu” nga një qytetar që kishte blerë një fshesë me korent tek një dyqan online, që mban emrin ‘Blitekne-Cilesiagjermane.al’.

Qytetari kishte pyetur për fshesën me korent, dhe çmimi ishte 118 mijë lekë.

Prodhimi ishte gjerman sipas shitësit, dhe garancia i mbulon dëmtimet për 5 vite.

Siç shihet, edhe përgjigjet e shitësit ishin ‘flakë’ të shpejta, kur qytetari po pyeste për ta blerë.

Pasdy muajve, fshesa i kishte rënë teksa po pastronte dhe nuk i punonte më.

Qytetari ishte ankuar tek faqja, por asnjë përgjigje nuk i shkoi mbrapsht.

Ai kishte shkruar në disa data të ndryshme, dhe asnjë përgjigje.

Ai ka edhe fletën e garancisë, që i mbaron në 17.05.2025, për plot 5 vite, por sapo shiti produktin, këtij dyqani as nuk i plas më për shërbimin ndaj klientëve.

Më poshtë edhe komunikimi i qytetarit:

  

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit