Bleu një pako me sallam Hako te Diambe Market në Astir, i del i mykur

Bleu një pako me sallam Hako te…

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të rëndë që lidhet me sigurinë ushqimore. Ai ka dërguar një video ku tregon se një pako sallam “Hako”, e blerë në Diambe Market në zonën e Astirit, rezultoi e mykur sapo u hap.

“JOQ, sa hapa pakon e sallamit Hako, e blerë te Diambe në Astir, te rruga e re, sic e shikoni, sallami është mykur. Nuk e di sa kohë ka qëndruar aty, por është skandal,” – shprehet qytetari në denoncimin e tij.

Pamjet tregojnë qartë gjendjen e produktit, i cili pavarësisht se kishte datën e skadencës në rregull, ishte në gjendje të mykur.

Ky fakt ngre shqetësime serioze mbi kushtet e ruajtjes dhe sigurinë ushqimore në pikat e shitjes, si dhe për më shumë mbikëqyrje dhe përgjegjësi nga autoritetet për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit