Një tjetër denoncim në lidhje me sigurinë ushqimore ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, këtë herë nga një qytetar që pretendon se ka blerë djathë kaçkavall të grirë në një pikë të Big Market në City Park.
Në videon e dërguar në redaksi, qytetari tregon dy pako të produktit, duke pretenduar se në të dyja ka konstatuar pjesë të mykura.
“Kam blerë djathë të grirë kaçkavall te Big Market te City Park. Hapa njërin për ta parë, shikoje se çfarë tregtohet nëpër markete, gjysma e mykur. Hapa dhe pakon tjetër, e njëjta gjë dhe me të”, shprehet ai.
Sipas tij, bëhet fjalë për djathë kaçkavall të grirë të kompanisë Angeles, ndërsa pamjet e dërguara tregojnë pjesë të produktit me një ndryshim të dukshëm në pamje.
Ky nuk është rasti i parë që në redaksinë e JOQ Albania mbërrijnë denoncime nga qytetarë në lidhje me produkte ushqimore të blera në këtë rrjet marketesh, të cilat pretendohet se janë të prishura, të mykura apo të skaduara.
Përballë këtyre denoncimeve, lind nevoja për një verifikim nga institucionet përgjegjëse për sigurinë ushqimore. AKU duhet të verifikojë produktin, kushtet e ruajtjes dhe nëse ka pasur shkelje që mund të rrezikojnë konsumatorët.
Një produkt ushqimor i dyshuar si i dëmtuar nuk mund të lihet thjesht në dorë të konsumatorit për t’u konstatuar pasi e ka blerë dhe hapur në shtëpi. Kontrolli dhe garantimi i sigurisë duhet të bëhen përpara se produktet të përfundojnë në tryezat e qytetarëve.
JOQ Albania mbetet e hapur për një reagim nga Big Market, kompania prodhuese dhe institucionet përgjegjëse lidhur me këtë denoncim.
<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/kkEWbEqBm3Y” title=”“Bleva djathë kaçkavall të grirë te Big Market, doli i mykur”” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>