Një qytetare ka ngritur shqetësimin e saj lidhur me një produkt Haribo të blerë në një prej pikave të Bio Market në Lezhë.
Sipas saj, sapo ka hapur ambalazhin e karameleve, ka konstatuar se produkti kishte një erë të rëndë myku, duke e bërë të papërshtatshëm për konsum.
Qytetarja shprehet e shqetësuar për cilësinë dhe kushtet e ruajtjes së produkteve ushqimore që tregtohen në market, veçanërisht kur bëhet fjalë për produkte që konsumohen edhe nga fëmijët.
Mbetet për t’u verifikuar nëse produkti ka qenë i skaduar, është ruajtur në kushte të papërshtatshme apo bëhet fjalë për një problem tjetër me artikullin në fjalë.
Raste të tilla rikthejnë edhe një herë vëmendjen te kontrolli i produkteve ushqimore dhe nevoja që institucionet përgjegjëse të reagojnë ndaj çdo denoncimi që mund të rrezikojë shëndetin e konsumatorëve.