Një qytetar nga Paskuqani ka ngritur alarmin për mishin e pulës që tregtohet në marketet shqiptare. Ai ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ se ka blerë një pulë të paketuar në një market të zonës, por sapo e ka vendosur për ta zier, është përballur me një pamje shqetësuese.
“Pershendetje JOQ. Kam blerë një pulë në market në Paskuqan dhe shikojeni si është. Kini kujdes, se po na vrasin çdo sekondë që kalon. Po ju dërgoj dhe fotot, shikoni si u bë pula kur e vura të ziej. Faleminderit. Çfarë mund të jetë kjo njollë jeshile?”, shkruan qytetari.
![]()
Në fotot e dërguara duket qartë se një pjesë e mishit ka marrë ngjyrë jeshile, duke ngritur dyshime serioze për cilësinë dhe kontrollin e produkteve ushqimore që hidhen në treg. Denoncimi ka shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët, të cilët shprehen të indinjuar për mungesën e kontrollit dhe rrezikun që iu kanoset konsumatorëve çdo ditë.
Ky nuk është rasti i parë që qytetarët ankohen për mish me ngjyra të dyshimta apo me erë të rëndë, duke ngritur sërish pyetjen: kush kontrollon realisht atë çfarë u serviret shqiptarëve në tryezë?
![]()