“Bleva sallam në Ksamil, më doli gjithë pendë pulash brenda”

“Bleva sallam në Ksamil, më doli gjithë…

Siguria ushqimore vazhdon të shqetësojë çdo ditë e më shumë qytetarët në vendin tonë, pasi herë pas here hasin në treg produkte të pasigurta.

Së fundmi një rast i ngjashëm ka ndodhur në Ksamil, ku një qytetare shkoi në një market dhe bleu sallam popullor. Kur e ka marrë për ta gatuar, ajo ka vërejt se sallami që bleu ishte plot me pendë pule të vogla të cilat ishin ndërthurur me mishin.

Kjo gjë e ka detyruar atë që t’ua hedhë të gjithë sallamin maceve. Denoncuesja tregon se sallamin e bleu te “Market Gjordeni”.

Ku është AKU-ja dhe këto të tjerat. Market Gjordeni, bravo për produktet dhe çmimet, hallall” shkruan ajo me ironi.

Në denoncimin e plotë qytetarja shkruan: “Përshëndetje JOQ! Dua të ngre një shqetësim vërtetë të tmerrshëm. Shkova sot në një market në Ksamil dhe bleva sallam popullor.

Po ç’të shikosh kur e pastroja pashë pendë pule. Ju lutem shumë autoriteteve të marrin masa se po helmohemi përditë me ushqime se asgjë nuk po e marrim të saktë, po jo dhe kështu.

Ku është AKU-ja dhe plot të tjera? E bleva te market Gjordeni në Ksamil, mbetet për të ushqyer macet se është plot me fije të vogla ngjyrë të bardhë. Market Gjordeni, bravo për produket dhe çmimet, hallall.”

Rasti ngre alarmin për sigurinë ushqimore, dhe vendos para përgjegjësisë AKU-në për mungesë kontrollesh të mjaftueshme.

<iframe width=”458″ height=”815″ src=”https://www.youtube.com/embed/peDePnVhSF8″ title=”“Bleva sallam në Ksamil, më doli gjithë pendë pulash brenda”” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit