‘Blindohet’ Fushë Kruja, RENEA kërkon vrasësit e Shkëlzen Kastratit pas gjetjes së fijeve të flokut në Thumanë, dyshohet se u strehuan në Nikël pas atentatit

‘Blindohet’ Fushë Kruja, RENEA kërkon vrasësit e…
Featured image of article: ‘Blindohet’ Fushë Kruja, RENEA kërkon vrasësit e Shkëlzen Kastratit pas gjetjes së fijeve të flokut në Thumanë, dyshohet se u strehuan në Nikël pas atentatit

Katër persona janë identifikuar dhe shpallur në kërkim si autorë dhe pjesëmarrës në atentatin ku mbeti i vdekur Shëklzen Kastrati.

RENEA kanë zhvilluar kontrolle ‘blic’ gjatë ditës së sotme në fshatin Larushk, në afërsi të Niklës, pasi ka dyshime të forta se katër personat e shpallur në kërkim, janë strehuar në këtë zonë të Shqipërisë, ose të paktën kanë lidhje me persona të botës së krimit që jetojnë aty.

Konkretisht mësohet se personi që drejtonte mjetin “Audi” me të cilin u larguan dy atentatorët e Kastratit pasi dogjën “Range Rover”-in banon në Fushë Krujë.  Kontrollet janë kryer në disa shtëpi dhe biznese me qëllim kapjen e personave të dyshuar apo gjetjen e provave për persona të implikuar në vrasjen e ndodhur më 1 shkurt të këtij viti.

Më herët, në Thumanë u sekuestrua një mjet brenda të cilit janë gjetur disa fije floku. Siç duket, analiza e flokëve ka bërë që blutë të zbarkonin sërish në Nikël.

Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e Kastratit, ndërsa hetimet po përqëndrohen mes Kamzës dhe Fushë-Krujës, ndërkohë që autori dyshohet se fshihet në Vlorë, nga persona të njohur të botës së krimit.

Vrasja e 42-vjeçarit Shkëlzen Kastratit mendohet të jetë një mesazh i pastër për vëllain e viktimës, Klementin, nisur nga përplasja e vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë Klement Kastratit tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i morën jetën shokut të tij, Denis Kasaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit