Blinken takon Presidentin e Palestinës Mahmoud Abbas

Blinken takon Presidentin e Palestinës Mahmoud Abbas

Lufta midis Izraelit dhe Palesinës ka hyrë në muajin e tretë me mbi 23 mijë të vrarë dhe mbi 59 mijë të plagosur veriun e gazës të mësyrë nga ushtria e izraelit. Rritja e numrit të viktimave dhe të plagosurve në muajin e fundit ka bërë që Amerika dhe shtetet anëtare të NATO të shqetësohen për një zgjerim të konfliktit ku izraeli ka lëshuar me dhjetra raketa në drejtim të Libanit si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të grupimit Hezbollah. Nisur nga ky fakt Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken është në një tur takimesh në lindjen e mesme me liderat e shteteve në një përpjekje për të gjetur një armëpushim.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një deklaratë për takimin e Blinken me Presidentin e Palestinës Mahmoud Abbas në Ramallah.

“Sekretari Blinken diskutoi përpjekjet e vazhdueshme për të minimizuar dëmtimin e civilëve në Gaza dhe për të përshpejtuar dhe rritur shpërndarjen e ndihmës humanitare për civilët palestinezë në të gjithë Gazën. Blinken nënvizoi gjithashtu qëndrimin e Shteteve të Bashkuara se të gjitha të ardhurat nga taksat palestineze të mbledhura nga izraeli duhet t’i përcillen vazhdimisht autoritetit palestinez në përputhje me marrëveshjet e mëparshme.” – ka deklaruar zëdhëndësi i Blinken, Matthew Miller.

Pas takimit me Abbas, Blinken pritet të takohet me krerët e shteteve duke përfshirë edhe të izraelit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit