Blinken vizitë zyrtare në Kinë, ministri i Jashtëm kinez: SHBA të mos e kalojë vijën e kuqe

Blinken vizitë zyrtare në Kinë, ministri i…

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi ka paralajmëruar homologun e tij amerikan Antony Blinken që të mos shkelë “vijat e kuqe” të Kinës, teksa kryediplomatët e dy vendeve u takuan në Pekin këtë të premte.

“A duhet të qëndrojnë Kina dhe Shtetet e Bashkuara në drejtimin e duhur për të ecur përpara me stabilitet apo të kthehen në një spirale në rënie? Faktorët negativë janë ende në rritje dhe marrëdhëniet tona po përballen me sfida. Të drejtat legjitime të zhvillimit dhe interesat e Kinës janë shtypur në mënyrë të paarsyeshme”,  tha Wang Yi.

Sekretari amerikan Blinken ishte më i rezervuar në deklaratën e tij përpara kamerave.

“Pekini dhe Uashingtoni kanë një përgjegjësi të përbashkët për të çuar përpara marrëdhëniet me diplomaci aktive. Unë do të jem shumë i qartë dhe i drejtpërdrejtë në lidhje me dallimet tona për të shmangur llogaritjet e gabuara”,  tha Blinken.

Dallimet mes dy vendeve kanë të bëjnë kryesisht Detin e Kinës Jugore, mbështetjen e SHBA për qeverinë në Tajvan, por edhe mbështetja që Pekini po i jep Rusisë në luftën me Ukrainën.

Vizita treditore e Blinken në Pekin vjen vetëm pak ditë pasi Shba miratoi një paketë ndihmash për Taipein dhe një ligj të ri që do të ndalojë platformën e mediave sociale “TikTok” nëse kompania kineze nuk shet aksionet e saj brenda një viti.

Gjatë qëndrimit në Kinë sekretari Blinken pritet të takohet edhe me presidentin Xi Jinping. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit