Blinken: Zbatimi i marrëveshjes, i hap rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vende të BE-së 

Blinken: Zbatimi i marrëveshjes, i hap rrugën…

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e sheh si një hap pozitiv  marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet. Ai tha që nëse kjo marrëveshje do të zbatohet do t’i hap rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur atë deri më tani.

Sigurisht është një çështje që vazhdojmë ta ngremë, por unë mendoj gjithashtu se kjo marrëveshje, nëse ecën përpara në fakt na vendos në një rrugë drejt njohjes nga këto vende që nuk e njohin akoma Kosovën si shtet”, tha Sekretari Blinken.

Sakaq, ai pranoi se njohja nga Serbia është tjetër çështje dhe do të dojë kohë. Më tutje ai shtoi se, është e rëndësishme për njerëzit si në Kosovë edhe Serbi, të shohin disa përfitime në jetën e tyre private nga kjo lloj marrëveshjeje dhe shpresa është që kjo t’i afrojë të dyja vendet me BE-në.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit