Bllokimi i kanalit të Suezit, efektet do të ndihen edhe në tregun shqiptar

Bllokimi i kanalit të Suezit, efektet do…

Bllokimi i kanalit të Suezit do të shkaktojë probleme dhe në tregun shqiptar. Sipas kapitenit të portit të Durrësit Tauland Allka, të gjitha anijet tregtare që transportojnë mallra nga Kina drejt porteve të Mesdheut, përfshirë portin shqiptar të Durrësit, do të kenë vonesa për shkak të situatës së krijuar në Suez.

Vonesat në transportin ujor të mallrave do t’i ndjejnë të gjithë importuesit shqiptarë. Veçanërisht tregtia e mallrave me kontenierë do të jetë më e goditur.

Anija gjigande e cila është bllokuar në kanalin e Suezit ka bllokuar anijet e tjera duke shkaktuar një dëm prej 9.5 miliardë dollarë në ditë. Ky bllokim do të shkaktojë një ndikim të madh në ekonominë botërore, paralajmërojnë ekspertët.

Të paktën 150 anije janë bllokuar nga anija Ever Given e cila është me ngarkesë 200 mijë ton, e cila u përplas në kanalin e ngushtë të Martën, me mallra me vlerë 29 miliard dollarë. Efekti është ndjerë në tregjet botërore ndërsa çmimi i naftës bruto u rrit me 6 përqind të Mërkurën, duke përmbysur muajt e rënieve rekord të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Por kostoja e vërtetë e katastrofës do të jetë shumë më e lartë pasi vonesat në mallrat shkaktojnë humbje në firmat anembanë globit./Tch

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit