Bllokimi i kanalit të Suezit zbulon pengesat e globalizimit

Bllokimi i kanalit të Suezit zbulon pengesat…

Pas përpjekjeve që zgjatën për shumë ditë, anija kontejner Ever Given në Kanalin e Suezit më në fund është zhvendosur. Por kjo nuk do të thotë që gjërat do të kthehen në normalitet menjëherë pasi, vonesat që ajo shkaktoi do të ndikojnë shumë në ekonominë botërore. Kompania e sigurimeve Allianz vlerësoi se çdo ditë e bllokimit kushtonte midis 6-10 miliardë dollarë (5-8,5 miliardë euro), kjo pasi 13% e mallrave që përbëjnë vëllimin e tregtisë globale kalojnë përmes Kanalit të Suezit me 193 kilometra (120 milje). Kjo është rruga më e shkurtër midis ekonomive të Azisë dhe Evropës dhe rruga më e rëndësishme për transportin detar të mallrave. Tani për tani, rreth 400 anije të mbushura me ngarkesë me vlerë rreth 10 miliardë dollarë duhet të presin për kalimin në të dy anët e Kanalit të bllokuar të Suezit.

Por kjo vonesë ka sjellë shumë probleme, pais disa anija janë detyruar të zgjedhin rrugën përreth majës jugore të Afrikës, një udhëtim që do t’u zgjasë atyre shumë më gjatë. Ndërsa portet, tani kanë një problem tjetër për t’u marrë parasysh. Si të trajtojnë ngarkesën nëse anijet me vonesë arrijnë të gjitha në të njëjtën kohë? Kriza e koronavirusit ka treguar se sistemi ka pengesat e tij të rënda dhe mund të ndërpresë menjëherë prodhimin. Që në fillim të pandemisë, kur Kina i mbylli fabrikat e saj dhe shpalli mbylljen e vendit, u pa në një moment se kontejnerët nga Kina nuk mbërrinin me kohë dhe mungonin pjesë të rëndësishme në linjat e prodhimit dhe kjo solli shumë probleme në furnizim.

Pengesat e furnizimit do të shihen edhe në sektorë të ndryshëm. Në përgjithësi, problemet e furnizimit mund të sjellin një humbje të pritshme prej 230 miliardë dollarësh. Sipërmarrjet dhe kompanitë kaherë kanë filluar të bëjnë llogaritë, nëse është më mirë që të grumbullojnë pjesët e domosdoshme dhe të kenë rezerva. Sepse një gjë është e sigurt – bllokadat si kjo e Kanalit të Suezit do të ndodhin edhe në të ardhmen dhe do të pengojnë rrjedhën e tregtisë botërore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit