Bllokimi i lëvizjes me makina/ Policia del blof! Në fuqi urdhri i Manastirliut

Bllokimi i lëvizjes me makina/ Policia del…

Policia e Shtetit tërhiqet nga njoftimi për ndalimin e qarkullimit me automjete ditën e Diel.

“Policia e Shtetit, duke rivlerësuar komunikimin me Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me Udhëzimin për ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njëherë qytetaret se nuk do te ketë ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.

Policia do të përqendrohet vetëm në ndalimin e lëvizjes mes zonave, që edhe nesër do të jenë zona të kuqe.

Ndërkohë, më herët, policia njoftoi ndalimin e qarkullimit me automjete në të gjithë vendin, në kundërshtim me urdhrin e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila lejoi lëvizjen.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit