Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës më 14 dhe 15 gusht, devijohet trafiku

Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës më 14 dhe 15…

Dy korsitë e autostradës Tiranë-Durrës në drejtim të Durrësit do të bllokohen përkohësisht gjatë natës së 14 dhe 15 gushtit, për shkak të punimeve për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërhyrja do të zhvillohet nga ora 23:00 deri në 05:00 dhe bëhet në kuadër të projektit për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, Faza III.

Gjatë punimeve, automjetet që udhëtojnë drejt Durrësit do të devijohen në dy korsitë e anës së majtë të autostradës, të cilat do të funksionojnë përkohësisht me qarkullim në të dyja drejtimet.

Ndërkohë, lëvizja e mjeteve me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojë normalisht dhe pa pengesa.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes gjatë kësaj periudhe dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, bizneseve dhe banorëve të zonës për kufizimet e përkohshme të qarkullimit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit