Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës për 3 net, ja oraret dhe devijimet

Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës për 3 net, ja…

Autostrada Tiranë-Durrës do të bllokohet përkohësisht në të dyja drejtimet për tre net radhazi, nga ora 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), kufizimet do të jenë në fuqi gjatë orëve të natës për shkak të punimeve që po vijojnë në aksin kryesor.

Bllokimi lidhet me projektin e zgjerimit të Superstradës Tiranë-Durrës, Faza III, ku do të kryhet montimi i trarëve metalikë në hapësirën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit. Gjatë punimeve, qarkullimi në drejtim të Tiranës dhe Durrësit do të devijohet përkohësisht në rrugët dytësore.

Automjetet e rënda, veçanërisht kamionët, do të devijohen që në nyjën e hyrjes së kryeqytetit. Ndërkohë, mjetet që udhëtojnë drejt Rinasit, Shkodrës dhe Kosovës do të orientohen përmes mbikalimit Kashar-Thumanë, ndërsa ARRSH u kërkon drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin sinjalistikën e përkohshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit