Bllokoi kanalin e Suezit dhe shkaktoi dëme ekonomike në tregti, zbulohet shuma e lekëve që kompania do t’i paguaj Egjiptit

Bllokoi kanalin e Suezit dhe shkaktoi dëme…

Para pak kohësh anija Ever Given, me një gjatësi prej 400 metrash bllokoi përkohësisht kanalin e Suezit, ndërsa shkaktoi dhe dëme ekonomike. Kompania që qëndron pas anijes së mallrave, do t’i paguajë Egjiptit si dëmshpërblim 550 milionë dollarë. Kjo marrëveshje është arritur të hënën. Egjipti sekuestroi anijen me të dalë kjo e fundit nga Kanali i Suezit, ndërsa kompania fillimisht refuzoi që të paguante dëmshpërblim duke hedhur dyshime se bllokimi i kanalit kishte ndodhur për shkak të udhëzimeve të gabuara të autoriteteve egjiptiane. Anija hapi rrugën gjashtë ditë më vonë pas një operacioni shpëtimi që përfshinte një flotilje anije tërheqëse dhe anije pastrimi, dhe gjatë së cilës një person u vra. Tregtia globale u godit me humbje që përllogariteshin deri në 2 mld dollarë në ditë, pasi qindra anije duhej të prisnin për të kaluar përmes rrugës ujore 193 km, e cila lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq dhe siguron lidhjen më të shkurtër detare midis Azisë dhe Evropës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit