BMW-ja e blinduar i shpëtoi jetën/ Dalin pamjet e atentatit mafioz në Rrëshen, shënjestër nipi i Kastriot Reçit

BMW-ja e blinduar i shpëtoi jetën/ Dalin…

Sajmir Reçi mund të ishte viktima e radhës e atentateve mafioze në Shqipëri. Ai është nipi i Kastriot Reçit të vrarë me snajper në mes të qytetit të Rrëshenit, 7 janarin e vitit 2020. Sajmir Reçi ishte duke udhëtuar me një automjet tip “BMW” e blinduar. Ai u ndoq dhe qëllua me breshëri armësh nga shtetasit Martin dhe Enrik Bardhaj, babë e bir.

Plumbat kanë prekur në mënyrë të dukshme xhamin e makinës, ku është tentuar ekzekutimi i drejtuesit të mjetit. Disa tentativa duken të jenë bërë nga ky drejtim por plumbat nuk kanë depërtuar në xhamin e blinduar të automjetit. Në përpjekje për t’u larguar, Sajmir Reçi është përplasur me bordurat e rrugës duke përfunduar në ambjentet e një karburanti.

Në pamje shihet qartë dëmtimet që ka pësuar makina gjatë arratisjes, sidomos pjesa e pasme ku dyshohet se autorët kanë tentuar ta shtyjnë me mjetin e tyre. Nga përplasja e fuqishme mjetit të Reçit i është hapur edhe jastëku mbrojtës i timonit, air bag. Fatmirësisht shënjestra e atentatit ka dal pa lëndime, por me një mesazh të qartë që hasmi po e ndjek.

Sipas Policisë, konflikit mes dy familjeve ka nisur nga një zënkë e dy të rinjve të fiseve Reçi dhe Bardhaj por më pas ka përshkallëzuar deri në në përdorimin e armëve. Konfliktet kanë qenë edhe më herët të ndezura mes familjeve, e që tashmë duket se nuk do të kenë të ndalur kaq lehtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit