BMW prodhon makinën që ndryshon formën dhe parashikon çdo lëvizje tuajën

BMW prodhon makinën që ndryshon formën dhe…

BMW Vision Next 100 është një përpjekje e prodhuesit për të parashikuar se si do të duken makinat në një të ardhme jo shumë të largët, kur makinat pa shoferë tashmë janë të zakonshme dhe inteligjenca artificiale mund të parashikojë sjelljen e një pasagjeri.

Nëse, si dizajner, jeni në gjendje të imagjinoni diçka, ka shumë mundësi që një ditë të bëhet realitet. Pra, objektivi ynë me BMW Vision Next 100 ishte të zhvillonim një skenar me të cilin njerëzit do të angazhoheshin dhe jo një makinë me autopilot”, tha shefi i dizajnit të BMW-së, Adrian van Hooydonk.

BMW e re përmban 800 trekëndësha lëvizës, që vendosen në panelin e instrumenteve dhe në panelet anësore në pjesën e jashtme. Trekëndëshat që ndryshojnë formën, një veçori që BMW e quan Alive Geometry, do të lëvizin për të lejuar makinën të komunikojë me shoferin. Për shembull, ato mund të hapen për të zbuluar pjesët e poshtme të kuqe kur shfaqen rreziqe në rrugë.

BMW beson se njerëzit do të vazhdojnë të duan të ngasin makinën në të ardhmen, pavarësisht se përdorin teknologji pa shofer. Prandaj, BMW Vision Next 100 do t’u ofronte përdoruesve dy mënyra të quajtura Boost dhe Ease.

Në modalitetin Boost, shoferi do të ishte në kontroll të automjetit. Kur zgjidheshin, sedilja dhe timoni do të ndryshonin pozicionin për t’i dhënë shoferit një pamje më të sigurt nga makina, ndërsa tastiera qendrore do të rrëshqiste për të bërë më të lehtë zgjedhjen e cilësimeve të ndryshme nëpërmjet kontrollit. 

I gjithë xhami i përparmë do të vepronte si një ekran, duke projektuar linjën ideale të drejtimit, shpejtësinë dhe informacione të tjera.

Dritat e vendosura në pjesën e përparme dhe të pasme të automjetit mund të ndryshojnë ngjyrën në varësi të mënyrës që ka zgjedhur shoferi, duke vepruar si një paralajmërim për përdoruesit e tjerë të rrugës dhe këmbësorët.

BMW ka imagjinuar gjithashtu një shoqërues dixhital për shoferin. I pozicionuar në qendër të pultit, Companion, do të dijë mjaftueshëm për shoferin pas disa udhëtimeve për të “kryer automatikisht detyrat rutinë”.

Pjesa e jashtme e automjetit është ngjyrë bakri dhe sensorët zbulojnë afrimin e pronarit dhe hapin automatikisht dyert. Projektuesit përdorën fibër karboni për të formuar panelet anësore dhe pëlhurat e bëra nga materiale të ricikluara ose të rinovueshme për orenditë e brendshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit