Në Tiranë, qytetari i zakonshëm duhet të ketë kujdes ku ndalon, ku parkon dhe sa sekonda qëndron në një vend, sepse gjoba vjen më shpejt se kafeja e mëngjesit.
Por mesa duket, ka edhe një kategori tjetër: ata që mund ta lënë makinën në mes të rrugës, pa u shqetësuar shumë se po bllokojnë të tjerët.
Një shofer taksie ka denoncuar në JOQ Albania një situatë absurde. Ai tenton të nxjerrë makinën për të vijuar punën, por e ka të pamundur, pasi automjeti i policisë ka parkuar në mes të vendit duke i zënë rrugën
Pra, qytetari duhet të punojë, të paguajë taksat dhe të marrë gjobën nëse gabon… ndërsa “shefat” paskan edhe parkim me privilegje.
Zoti Keno, një pyetje fare e thjeshtë: policia është për të zbatuar rregullat apo për t’ua kujtuar vetëm qytetarëve se ekzistojnë?
Sepse nëse për qytetarin çdo shkelje ka gjobë, ndoshta edhe për ata që parkojnë si t’ua kishte lënë rruga gjyshi trashëgimi, duhet të ketë të njëjtin standard.
A do të ketë gjobë edhe këtu, apo kjo kategori e ka të përfshirë “parkimin VIP” në uniformë?