Boja që solli Sokol Topçiu kushtoi 160 MLN lekë, shenja në gisht hiqet fare lehtë

Boja që solli Sokol Topçiu kushtoi 160…

Votimi për të dytën herë përbën krim zgjedhor. Por, me sa duket këtë herë është shumë e lehtë për t’u bërë. Sepse shenja që iu vendoset në gisht qytetarëve që votojnë fshihet shumë lehtë. Këtë rast e ka denoncuar fillimisht  Moderatorja Erla Mëhilli e cila ka shkuar që të votojë që në orët e para të ditës, ka kryer të gjitha procedurat ku është edhe shenja në gisht.

Erla Mëhilli ka provuar me një letër të lagur nëse ngjyra hiqet, dhe ka rezultuar me sukses. Qendra e votimit ku ajo votoi është Akademia e Arteve në Tiranë. Ndërkohë, të njëjtën gjë ka denoncuar edhe një qytetarë në një nga qendrat e votimit në zonën e “Freskut”.

Unë votova, por mu fshi shenja e bojës. Madje pa letër të lagur se hiqet direkt, nuk mbetet shenjë fare”, shprehet qytetari.

Ai ka treguar se shenja hiqet fare lehtë me një pecetë. Në të gjithë vendin gjatë kësaj dite ka pasur problematika sa i takon procesit zgjedhor dhe kjo problematikë shton më shumë rrezikun për manipulim zgjedhjesh.

Sakaq, vlen të kujtojmë se për këtë bojë KQZ ka shpenzuar 160 milionë lekë nga taksat tona. Celibashi firmosur një tender në prill të këtij viti me objekt “bojë timbruese për votuesit”. Fituese është shpallur firma “Farma Net shpk”, në pronësi të Sokol Topçiut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit