Bojken Abazi flet në protestë pas lirimit nga paraburgimi: I kapëm në flagrancë, lajmi i mirë që mora brenda qelisë

Bojken Abazi flet në protestë pas lirimit…

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje me qendër në Shqipëri, Bojken Abazi ka mbajtur një fjalë të shkurtër sot në tubimin e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa nuk ka shumë që është liruar nga komisariati ku mbahej prej dy ditësh.

Abazi tha se u arrestua në flagrancë sepse kanë kapur në glagrancë qeverinë duke kryer një krim institucional. Më tej ai pohoi se në paraburgim kishte marrë lajmin e mirë se protesta do vazhdonte, ndërsa u zotua se rezistanca do vijojë në çdo çast.

“Na thanë që na kishin kapur në flagrancë në protest për protesta, por në fakt i kemi kapur ne ata në flagrancë. I kemi kapur në flagrancë duke kryer një krim institucional. Lajmi më i mirë që mora atje në paraburgim ishte se protesta ende vazhdon. Ne do ta vazhdojmë rezistencën. Kjo rezistence nuk do të ndalet për asnjë çast”, tha Abazi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit