
Vjedhja e fondeve që jepen për investime publike është kthyer në problemin kryesor në vendin tonë. Ish-bokseri i njohur shqiptar ka denoncuar në Facebook vjedhjen e fondeve që ai ka dhënë në vitin për Bashkinë Bulqizë në vitin 2014.
Keta në atë kohë i ka dhuruar më shumë se 46 milion lekë të vjetra Bashkisë, për ndërtimin e Pallatit të Sportit. Por kryebashkiaku i Bulqizës në atë kohë Myfi Duriçi deklaroi se ndërtimi i Pallatit të Sportit kushton shumë para dhe se nëse ky ndërtim nuk do të ndodhte, këto para do të shkonin për ndërtimin e fushës.
“Përpara se të përdorim këtë fond që na kanë dërguar vëllezërit Keta, unë do të bëj përpjekjet me Ministrinë e Sportit dhe federatat. Për të ndërtuar një pallat sportit duhen fonde, por unë ju garantoj që kjo sasi lekësh ishalla bëhet sebep që të shkojë aty ku ka idenë Ismaili, por këto para do të shkojë në dispozicion të sportit. Nëse nuk bëhet pallati, i sportit, këto para do të shkojnë aty ku tha Ismaili, për fushën”, , tha Duriçi.

Edhe pse fusha është ndëtuar, ajo nuk plotëson asnjë kriter dhe se gjendja saj është është skandaloze, ndërsa rethimi është i dëmtuar dhe mungojnë shkallët për publikun.
Për ndërtimin e kësaj fushe është përdorur një fond i përbashkët prej 16 milionë lekë (të reja) donacion i vëllezërve “Keta”, bashkisë Bulqizë, kompanisë Albchrome dhe afro 12 milionë lekë (të reja) për tapetin, si financim i FSHF-së. Në total, 28 milionë lekë (të reja).
Ndërsa në reagimin e tij ai tha se ndërtimi i fushës është pa standarte dhe se paratë e tij janë vjedhur. Gjithashtu ai tha se do të bëjë një denoncim në SPAK për për ketë grabitje të parave të tij.
“Por pas asaj që postova para pak ditësh eventin që bëmë në Bulqizë, më kanë kontaktuar disa miq që unë duhet ta denoncoj në SPAK Bashkinë Bulqizë, pasi ata lekë janë plaçkitur duke u justifikuar me punë të bëra falas dhe letra fallso për një fushë pa standarta !!! Unë besoj në drejtësi dhe jam për të edhe sikur të bëhej fjalë për njeriun e familjes time”, shkruan Keta.