
Boksieri shqiptar Benjamin Imeri ka shënuar mbrëmjen e djeshme fitoren e tij të 7 radhasi në boksin profesionist.
Ai arriti të triumfojë përballë kundërshtarit serb Vanja Dumitrov, të cilin e mposhti që në raudin e parë. Imeri kishte premtuar se në këtë ndeshje do të futej vetëm për fitore.
Ndeshja nisi me sulmet direkte të Benjaminit të cilat duket se e kapën të papërgatitur si duhet kundërshtarin Dumitrov. Serbi po humbte terren nga goditja në goditje, dhe gjyqtari u detyrua të ndërpresë ndeshjen që pa mbaruar mirë raundi i parë i saj.
Pamjet e tregojnë më qartë atë që ndodhi! Pas përfundimit të ndeshjes, boksieri shqiptar u shpreh se ishte i lumtur për këtë fitore.
Shiko videon këtu!