Ndeshja mes boksieres italiane Angela Carini dhe algjerianes Imane Khelif në Lojërat Olimpike Paris 2024 ka mbaruar brenda 46 sekondash.
Boksierja italiane braktisi ndeshjen e boksit në kategorinë 66 kg, ndeshjen më të diskutuar të Olimpiadës së Parisit 2024 sapo u hodhën grushtet e para nga transgjinorja algjeriane.
Carini shpërtheu në lot në ringun e North Paris Arena dhe u gjunjëzua në shenjë dëshpërimi pasi pësoi thyerje të hundës nga goditjet e Khelif e cila një vit më parë në kampionatin botëror, nuk ishte në gjendje të luftonte për shkak të niveleve shumë të larta të testosteronit, bazuar në kriteret për akses në kategoritë e femrave të Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit (IBA).
Megjithatë, këtë vit, pas të gjitha kontrolleve të nevojshme ajo u lejua të merrte pjesë në Lojërat Olimpike duke garuar me femrat.
Pas ndërprerjes së ndeshjes për shkak të braktisjes së italianes, ka reaguar edhe kryeministrja Giorgia Meloni, e cila ka ripërsëritur qëndrimin e shprehur nga eksponentë të tjerë të qeverisë italiane dhe shumicës së saj për pjesëmarrjen e transgjinores në gara të tilla ku forca luan rolin kryesor.
“Falenderoj Angela Carinin se si luftoi edhe pse nuk arritëm ta shihnim, pamë vetëm goditje të vogla. Me rëndësi është të jesh në gjendje të konkurrosh në kushte të barabarta. Dhe nga Këndvështrimi im nuk ishte një ndeshje e barabartë”.