“Boll i keni mbushur xhepat”/ Yuri Kim thirrje gjykatave e prokurorëve

“Boll i keni mbushur xhepat”/ Yuri Kim…

Në kremtimin e 30 vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadorja amerikane Yuri Kim u ka bërë thirrje gjykatësve e prokurorëve që të bëjnë siç duhet punën e tyre.

Më tej, Kim u shpreh se ata duhet që t’i japin fund telefonatave apo zarfave me lekë. Ambasadorja theksoi se SHBA është krenare që e ka mbështetur sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Kim shtoi se ka përfunduar koha kur gjyqtarët kërcënoheshin me ekspozimin e “sekreteve të errëta”.

Yuri Kim: Ne presim me padurim që Gjykata të ketë gjykatës të kualifikuar, reforma në drejtësi s’është e lehtë dhe e shpejtë por po bën progres dhe ka nisur me rezultatet. SHBA është krenare që ka mbështetur tranzicionet e GJK-së. Në një kohë kur qytetarët nuk besonin se ekzistonte drejtësia në gjykata kur nuk kishin pushtetin, paratë e lidhjet, për një kohë të gjatë kohët e vjetra kanë vijuar dhe pë rata që duan ta kthejnë shqipërinë pas kthejeni por kjo shkakton vuajtje për njerëzit dhe unë ju them ndaloni. Koha për telefonata, zarfa dhurata e kërcënime për të ekspozuar sekrete të errëta, ka përfunduar ajo kohë, keni mbushur xhepat e fëmijëve të tuaj, ndaloni, koha juaj ka përfunduar. Është koha që shqiptarët të besojnë se ekziston drejtësia në vend dhe ata e fëmijët e tyre të qëndrojnë për një të ardhme më të ndritur dhe për ata që kryejnë krime ka dënim. Këtë duhet ta bëjë çdo gjykatë e prokuror, bëni punën tuaj dhe lejoni qytetarët të besojnë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit