‘Boll jetove’/ Detaje tronditëse nga krimi në Pogradec, Olsi Çekiçi ndiqte me thikë nënën në sy të vajzës. Policia e gjeti duke...

‘Boll jetove’/ Detaje tronditëse nga krimi në…

Detaje tmerruese bëhen me dije nga krimi makabër i ditës së djeshme në Pogrades.

Olsi Çekiçi i preu kokën nënës së tij, ndërkohë që e gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të mbesës së viktimës.

Mësohet se 15-vjeçarja, e bija e Olsi Çekiçit, ka parë të gjithë momentin kur babai i saj po sulmonte me thikë gjyshen e saj, Firdes Çekiçi.

Në këto momente ajo ka lajmëruar policinë, ndërsa është larguar nga banesa me shpejtësi.

Patrulla e Përgjithshme e policisë u nis drejt banesës, dhe e gjeti autorin e krimit teksa tentonte të vriste të vëllanë.

Ndërkohë, e ëma kishte ndërruar jetë.

Para hetuesve, ajo mësohet të ketë deklaruar se babai i saj e ndiqte gjyshen me thikë nëpër shtëpi, dhe i thoshte: “Boll jetove”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit