“Boll luajtët!”/ Deklarata e fortë e Yuri Kim: Përfundoni reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi

“Boll luajtët!”/ Deklarata e fortë e Yuri…

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim, lëshoi një tjetër deklaratë të fortë ndaj krerëve të politikës shqiptare në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe Reformën Zgjedhore.

Në hyrje të Kolegjit të Apelimit, kryediplomatja dha një prononcim për mediat ku u kërkoi drejtuesve t’u japin fund lojërave dhe të mbajnë premtiminn para popullit shqiptar.

“Shtetet e Bashkuara duan të njëjtën gjë që do dhe populli shqiptar. Duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë i SHBA. Duam të jeni pjesë të familjes europiane. Nuk mund ta arrini këtë pa Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi. Këto nuk janë gjëra me të cilat mund të bëhet pazar, por domosdoshmëri. Ka ardhur koha të mos bëni më lojëra. Është koha të realizohet reforma zgjedhore, siç udhëheqësit i kanë premtuar popullit shqiptar dhe njësoj sikur populli shqiptar dhe SHBA duan”, u shpreh ajo.

Yuri Kim do të marrë pjesë në seancën e Luan Dacit që u pezullua nga detyra e gjyqtarit, për falsifikim dokumentash.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit