“ Boll më”/ Gratë protestojnë përpara Ministrisë së Drejtësisë

“ Boll më”/ Gratë protestojnë përpara Ministrisë…

Pas masakrës së ndodhur një ditë më parë ku mbetën të vrara tre grad he u plagosën tre të tjera shqiptarët kanë dalë në protesë përpara Ministrisë së Drejtësisë.

Mësohet se protesta është organizuar nga kolektivi feminist me moton “Boll më!”.

Protestueset shprehen të indinjuara ndaj institucioneve të cilat kanë liruar Dan Hutrën edhe pse me një rekord të pasur kriminal ku përfshihen vrasje e përdhunime.

Dje ka ndodhur një krim i tmerrshëm. 3 gra janë vrarë nga dora e një burri dhe 3 janë plagosur. Ato nuk do kërkojnë më që policia të kapë vrasësin apo të bëhet reforma në drejtësi. Sot ne jemi përballur me një vrasës që ka kryer një rim që mund të shmangej. Ai ka vrarë gruan e parë dhe ka përdhunuar një tjetër, dhe policia nuk e di që ky është i rrezikshëm. Si ka mundësi që institucionet kanë dështuar për të mbrojtur jetën e këtyre grave?
Duhet të flasim që e kemi normalizuar dhunën, femicidin e kemi konsideruar normal. Nuk është krim pasioni por vrasje e gruas. Ky është momenti të flasim më shumë”, u shpreh një nga protestueset.

Sipas tyre mjeti i vetëm është vetmbrojtja duke thënë se duhet të  qarkullojnë me thika në brez në vend të telefonave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit