Bologna mposht Interin me penallti dhe shkon në finalen e Superkupës së Italisë

Bologna mposht Interin me penallti dhe shkon…

Bologna u kualifikua në finalen e Superkupës së Italisë pasi mposhti Interin 3-2 me penallti, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt, në ndeshjen e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite.

Heroi i sfidës ishte Ciro Immobile, i cili realizoi penalltinë vendimtare, duke i siguruar ekipit të tij përballjen finale ndaj Napolit. Kampionët e Serie A kishin siguruar biletën për finalen një ditë më parë, pasi mundën Milanin 2-0.

Inter kaloi i pari në avantazh me një gol të hershëm të Marcus Thuram, por Bologna barazoi rreth 10 minuta para fundit të pjesës së parë me penalltinë e realizuar nga Riccardo Orsolini.

Në serinë e penalltive, lojtarët e Bologna-s u treguan më të saktë, ndërsa për Interin gabuan Alessandro Bastoni, Nicolo Barella dhe Ange-Yoan Bonny.

Finalja e Superkupës së Italisë mes Bologna-s dhe Napolit do të luhet të hënën. Turneu me katër skuadra, që përfshin kampionët dhe nënkampionët e Serie A dhe Kupës së Italisë, zhvillohet në Arabinë Saudite dhe do të vazhdojë të mbahet atje deri në vitin 2029.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit