‘Bomba’ e inteligjencës artificiale, do t’i lejojë shefat tuaj të mësojnë nëse po i gënjeni

‘Bomba’ e inteligjencës artificiale, do t’i lejojë…

Në një të ardhme Inteligjenca Artificiale (AI) do t’ju nxjerrë zbuluar, nëse po gënjeni apo jo shefin tuaj, për arsyen që mund të keni munguar një ditë në punë. Dihet që gënjeshtra më e zakonshme e punonjësve kur mungpjnë në punë është “jam sëmurë”, por tashmë nukndo mundeni ta përdorni më sepse AI ka deshifruar saktësisht se si tingëllon një telefonues me simptoma dhe si ndryshon nga një person i shëndetshëm.

Studiuesit analizuan regjistrimet e 630 zërave të ndryshëm, duke përfshirë 111 persona që vuanin nga një ftohje. Inxhinieri elektronik Pankaj Warule zbuloi se një infeksion që shkakton inflamimin e kordave vokale ndryshon vetitë e zërit. 

Duke e zbërthyer fjalimin në gjatësi vale të ndryshme, një algoritëm ishte në gjendje të identifikonte frekuencat specifike që gjenden vetëm tek ata që flasin me dhimbje të fytit.

Teknika mund të diagnostikojë saktë një ftohje në 70 përqind të rasteve, thotë ekipi në Institutin Kombëtar të Teknologjisë Sardar Vallabhbhai në Surat, Indi.

Shkencëtarët po shikojnë gjithashtu mënyra se si sëmundje të tjera si sëmundja e Parkinsonit, depresioni dhe kanceri mund të ndikojnë në modelet e zërit të një personi për të ndihmuar në kapjen e tyre herët. Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në mjediset mjekësore për të ndihmuar mjekët të diagnostikojnë pacientët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit