Bomba në makinën e Erdogan | Zbulohet kush tentoi të vriste presidentin turk

Bomba në makinën e Erdogan | Zbulohet…

Pas tentativës së dështuar për të vrarë Erdogan, mediat në Turqi, kanë nxjerrë në dritë detaje të reja për atentatin me bombë, ndaj presidentit turk. Sipas hurriyet policia turke gjeti një bombë të vendosur në një nga makinat që i përkiste një oficeri, që duhet të ishte në detyrë në një takim të parashikuar nga Erdogan. Ndërkohë bomba me telekomandim u gjet në Mardin dhe ekipet e forcave xheniere arritën ta çaktivizonin atë.

Erdogan:

Ndërsa humbjet e organizatës terroriste rriten, kushedi çfarë më shumë, çfarë rrëfimesh, çfarë tradhtie, çfarë lloj poshtërsie do të zbulohet.

Korrespondentja e televizionit izraelit I24Neës raportoi nga Ankaraja se autoritetet turke besojnë se kjo është një tentativë e ndërmarrë prej militantëve Kurd.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit