“Bombardimet ruse dëmtuan infrastrukturën”, Zelensky: Katër milionë ukrainas janë goditur nga ndërprerjet e energjisë

“Bombardimet ruse dëmtuan infrastrukturën”, Zelensky: Katër milionë…

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se rreth katër milionë njerëz në të gjithë Ukrainën janë goditur nga kufizimet e energjisë elektrike, që kompanitë ukrainase janë detyruar t’i vendosin, për shkak të dëmtimit të infrastrukturës të shkaktuar nga fushata e bombardimeve të Rusisë.

Zelenskiy tha në fjalimin e tij të natës, më 28 tetor, se zonat e prekura përfshijnë Kievin dhe Harkivin, si dhe rajonet përreth dy qyteteve të mëdha.

Autoritetet në Kiev thanë se kufizimet do të duhet të rriten në nivele “të paprecedentë”.

Kompania kombëtare ukrainase e energjisë, Ukrenergo, tha në një deklaratë se “ndërprerjet emergjente” prej katër orësh në ditë, ose më shumë, kishin rifilluar në rajonin e Kievit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit