BOMBASTIKE/ Berisha gati të kthehet në krye të PD-së mes polemikave të zjarrta se kush do të ulet në karrigen e kryetarit kaplojnë selinë blu

BOMBASTIKE/ Berisha gati të kthehet në krye…

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vite që qëndron në dukje pasiv dhe i qërhequr nga politika dhe para pak javësh u shpall “non-grata” nga SHBA-ja për korrupsion të lartë, por më sa duket po vlon përbrenda për tu marrë përsëri miëfill me politikë.

Gjatë një intervistë, Berisha ka lëshuar një deklaratë bombastike, ku ka nënkuptuar se është i gatshëm të rikthehet në krye të PD-së. “Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më”, ka thënë Berisha.

Kur është pyetur në lidhje me deklaratën se do tërhiqej nga funksionet e tij politike dhe nuk do të merrte më detyra drejtuese, Berisha ka theksuar se “kurrë mos thuaj kurrë”.

“Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never. E kam përdorur me Ramiz Alinë këtë shprehje dhe e përdor prapë. Unë po ecja në një drejtim, por kam ndërruar rrugë dhe po i heq të gjitha pengesat e mia”, ka thënë Berisha.

Ndërkohë, deklarata e Berishës ka ardhur vetëm 3 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve për kryetarin e kësaj force politike ku garon për një mandat të dytë Lulzim Basha dhe përballë tij janë Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi.

Më herët, ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se do tërhiqej nga funksionet politike, por duket sikur realitetit i ri politik i krijuar në vend, e ka detyruar atë të ndryshojë qëndrim në lidhje me këtë aspekt të jetës së tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit