Bombola e gazit shkrumbon banesën

Bombola e gazit shkrumbon banesën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Korçë.

Një apartament është përfshirë nga flakët në zonën e unazës në qytetin e Korçës pasditen e së hënës duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga rrjedhja e një bombole gazi që ndodhej në banesë. Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë izoluar flakët, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në banesë.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit