Një qytetare ka ngritur shqetësimin për një problem të hasur pranë Bankës OTP, ku thotë se nuk ka marrë të plotë shumën e bonusit të lindjes.
Sipas denoncimit të saj, në librezën që disponon për hapjen e llogarisë figuron shuma prej 100 mijë lekësh, ndërsa ditën e djeshme, kur është paraqitur në bankë për të tërhequr bonusin, i janë dhënë vetëm 18 mijë lekë.
Qytetarja shprehet se nuk ka marrë asnjë shpjegim nga punonjësit e bankës për diferencën prej 82 mijë lekësh. Ajo thotë gjithashtu se fatura ku ishte shënuar shuma prej 100 mijë lekësh nuk është verifikuar nga punonjësit, të cilët i kanë komunikuar vetëm se kishte 18 mijë lekë për të tërhequr.
Ajo shton se ka dy fëmijë dhe se të dy kanë përfituar të njëjtën shumë, ndaj kërkon të kuptojë arsyen e ndryshimit të shumës që i është dhënë këtë herë.
Qytetarja kërkon transparencë dhe një përgjigje zyrtare nga Banka OTP për diferencën mes shumës së shënuar në faturë dhe asaj që ka marrë realisht.
