Boomerang historik, Materazzi tall Juventusin: “Dikush u lag nga shiu e dikush nga lotët”

Boomerang historik, Materazzi tall Juventusin: “Dikush u…

20 vjet distancë nga ajo ndeshje e paharrueshme Perugia-Juventus që i kushtoi titullin bardhezinjve, Marco Materazzi pickton Zonjën e Vjetër me një postim të helmatisur në Instagram: “Ashtu si binte shi, ashtu qante… (cit. Achille Togliani). Dikush ka 5 majin e dikush 14 majin, dikush atë ditë ishte lagur nga shiu e dikush nga lotët…”.

Ish-mbrojtësi i Inter, që në atë kohë luante për skuadrën umbre, ka qenë i kujdesshëm në vendosjen e fotos për të shoqëruar postimin: ai që kontrollon depërtimin e armikut të madh Zinedine Zidane. Një boomerang historik në fakt, sepse 9 ditë më parë ishte Juventus që ngacmonte Inter për humbjen e titullit me Lazio në javën e fundit të kampionatit, titull që shkoi për bardhezinjtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit