Bora dhe stuhia e erës “pushtojnë” Bulqizën, banorët 12 orë pa energji elektrike

Bora dhe stuhia e erës “pushtojnë” Bulqizën,…

Dje dhe sot vendi është përfshirë nga moti i keq, ku veriu i vendit është përballur me borë dhe stuhi ere. Si pasojë e motit të keq, Bulqiza dhe zonat përreth saj kanë më shumë se 12 orë pa energji elektrike.

Mesa duket në zonë është pësuar ndonjë defekt, megjithatë ende nuk është ndërhyrë për ta rregulluar.

“Po ju bejme me dije se eshte stakuar ne avari linja 110 kV Bulqize-Peshkopi , aset Operatorit te Sistemit te Transmentimit! Per rrjedhoje kane mbetur pa energji disa n/stacione, si ai i Kukesit, Kalimashit, Krumë, Shupenze, Peshkopi si dhe subjekte HEC – te zones. Stakimi i n/stacioneve ndikoi në nderprerjen e energjise elektrike ne zonat: Kukes dhe rrethinat, Krume, Kalimash, Shupenzë (Bulqize), Vojnik, Peshkopi dhe rrethinat,”-shkruhet në njoftimin e OSHEE.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit