Bora dhe temperaturat deri në -5°C, Kosovën e pret një fundjavë e acartë!

Bora dhe temperaturat deri në -5°C, Kosovën…

Kosova do të përfshihet nga një valë e të ftohtit gjatë kësaj fundjave, me reshje shiu e bore dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), masat e ftohta ajrore nga veriu dhe veriperëndimi i Evropës do të ndikojnë në ndryshimin e kushteve atmosferike.

E shtunë, 28 nëntor: Mot i vranët me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 2 deri në 5°C.

E diel, 29 nëntor: Priten reshje bore, ndërsa temperaturat minimale do të zbresin deri në -5°C. Maksimalet do të lëvizin nga 1 deri në 3°C.

Një ftohje edhe më e theksuar pritet gjatë javës së ardhshme, që përkon me fillimin e dimrit meteorologjik më 1 dhjetor.

IHMK rekomandon që qytetarët të vishen me rroba të ngrohta dhe të shmangin qëndrimin e zgjatur në ambiente të hapura, veçanërisht të moshuarit dhe fëmijët.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit