Bora Zemani do të rikthehet në Përputhen? Olsa Muhameti jep përgjigjjen

Bora Zemani do të rikthehet në Përputhen?…

Pas dorëzimit të Grida Dumës, Oriela Nebiaj ka pranuar mandatin e deputetes së PD. Pas kësaj lëvizje, vendi i saj si prezantuese e “Përputhen” mbetet bosh.

Një ndër emrat e përfolur si zëvëndësuese të Orit në Përputhen është edhe ish-prezantuesja e këtij programi, Bora Zemani.

Olsa Muhameti u shpreh se ja ka bërë këtë ftesë Borës. Ajo shton se aktualisht përgjigja e saj nuk ka ardhur.

“Kam bërë një ftesë zyrtarish. E kam konsultuar edhe me Lori Hoxhën. I kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuesja e “Përputhen”.

Jam shumë e lumtur për këtë, do të ishte rikthimi i saj në shtëpi, pasi largimi i saj ishte pasi mori një program të madh dhe është çështje e menaxhimit të kohës.

Aktualisht përgjigja e saj nuk ka ardhur. Por shpresoj se Bora do ta gjej kohën për të menaxhuar të dy programet”, ishte deklarata e Olsës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit