Bora Zemani ikën nga “Përputhen”?| Nisin lëvizjet, Vjollca apo Huta, kush do i zërë vendin?

Bora Zemani ikën nga “Përputhen”?| Nisin lëvizjet,…

Prej kohësh është aluduar se në sezonin e ardhshëm të “Përputhen” do të ndodhin ndryshime të mëdha.

Këtu bëhet fjalë për jo vetëm në format, por edhe në autorësinë e programit dhe në moderim. Autorja  Olsa Muhameti ka deklaruar prej kohësh që ky do të jtë sezoni i fundit që bën këtë emission, pais sipas saj, ka nevojë për një pushim.

Mediat mësojnë që nga emisioni do të largohet edhe moderatorja Bora Zemani. Deri më sot qarkullojnë dy pista. E para është Luana Vjollca, e cila pak ditë më parë deklaroi largimin nga Top Channel pasi mbylli emisionin “Shiko kush luan me mua”, me një sukses të jashtëzakonshëm.

Versionet e tjera  mund të jenë Zefina Hasani dhe Klea Huta. Zefina ka qenë edhe më parë autore dhe bashkëautore në disa emisione të Top Channel, ndërsa edhe Klea ka një karrierë goxha të gjatë me moderimin e emisioneve të ndryshme në vendin tonë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë në vijim se çfarë do të ndodhë me tepër me një nga emisionet më të ndjekura në Shqipëri, por jo vetëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit