Bora Zemani tregon publikisht pse nuk ka një të dashur

Bora Zemani tregon publikisht pse nuk ka…

Moderatorja e Përputhen Bora Zemani nuk ka bërë publike asnjë lidhje tjetër romantike pas ndarjes nga aktori Donald Veshaj.

Bora deklaroi pas ndarjes se nuk do të tregojë me asnjë detaj për jetën e saj private, pasi ekspozimi online ka qenë një faktor që i ka ndikuar negativisht në gjendjen psikologjike.

Ditën e sotme, teksa ishte e ftuar te “Goca dhe Gra”, moderatorja u pyet për statusin e saj aktual dhe Bora zbuloi se është beqare si dhe tregoi arsyen pse nuk ka lejuar asnjë mashkull tjetër të bëhet pjesë e jetës së saj.

S’na del koha për vete. Ç’të bëjmë? Më vjen keq të shprehem kështu (që tregu është skandaloz) se mos ka ngelur ndonjë që mund të bëjë dhe na merr inat me këto thashethemet. Gjithsesi, edhe në këtë periudhë që unë jam, çuni është në një moshë delikate, ka nevojë për përkushtimin tim maksimal.

Unë jam e angazhuar dhe me shumë punë. Shtatë vjeç bën në dhjetor, në klasë të dytë. Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha tjetër është për Arborin absolutisht. Kështu që, shumë e vështirë është të gjesh dhe diçka tjetër”- tha Bora.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit