Borchardt kundër paketës së censurës/ “Vetërregullimi i medias opsioni më i mirë”

Borchardt kundër paketës së censurës/ “Vetërregullimi i…

Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt kundërshtoi paketën e cenurës ndaj medias dhe deklaroi se opsion më i mirë është vetërregullimi.

“Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias ka pasur diskutime të gjata me shumicën në Parlament për këto çështje dhe kjo ka çuar në përmirësime të gjera të projektligjit, por ende nuk ka asgjë që të garantojë, për shembull, proporcionalitetin. Ne e kemi mbështetur gjithmonë vetërregullimin e medias, e kemi nxitur atë përgjatë shumë viteve, dhe sigurisht vetërregullimi është opsioni më i mirë”, tha Borchard në një lidhje me A2.

Ai deklaroi se një tjetër problem përveç atij të censurës është pronësimi i medias. Ambasadori i OSBE-së tha se po presin “një diskutim në lidhje me përqendrimin e pronësisë së mediave në vend dhe çfarë duhet të bëhet për të balancuar situatën”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit