Bordi i Transparencës ul me 3 lekë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ul me 3 lekë…

Bordi ka surprizuar sërish shqiptarët duke e ulur çmimin e naftës sërish. Ndonëse njoftimi i fundit i përkistë diës së mërkurë, si rrallë herë bordi është mbledhur dhe ka vendosur që të ulë me 3 lekë naftën. Nga 177 lekë që u tregtua dy ditë më parë, çmimi i naftës shkon në shifrën 174 lekë për litër.

Ky është çmimi më i ulët për naftën, që Bordi i Transparencës ka vendosur që nga krijimi i tij. Dyshimet e para të kësaj ulje vijnë për shkak të fushatës eektorale, ku qeveria kërkon të joshë shqiptarët se po punon për ta. Ndërkohë çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar dhe do të vazhdojë të shitet në pikat e karburantit për 177 lekë/litri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit