Bordi i trasparencës harron të mblidhet, nuk po ul çmimin e naftës ndërsa bursa po bie

Bordi i trasparencës harron të mblidhet, nuk…

Ndonëse nuk reflekton prej disa ditësh çmimin e ulur të naftës në tregjet ndërkombëtare, Bordi i Transparencës ka shkelur edhe ligjin. Sipas juristëve mosmbledhja e Bordit 19 ditë rresht gjatë tetorit është shkelje ligjore.

“Referuar aktit normativ bordi duhet të mblidhet çdo javë dhe përjashtimisht mund të mblidhet edhe më shumë herë se brenda një jave”, shprehet juristi Adriatik Llapaj.

Çmimi i naftës në tregjet botërore ka pësuar rënie të ndjeshme duke u tregtuar në nivelin e 870 – 880 dollarëve, por në Shqipëri ende nuk është reflektuar.

Ndërkohë, Shqipëria vazhdon që të paguajë naftën më të shtrenjtë ndër vendet evropiane, kjo sepse qeveria i ka vendosur 8 taksa mbi 1 litër naftë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit