Bordi ndryshon sërish çmimet e karburantit, sa do të shitet nafta?

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburantit, sa…

Bursa e naftës është duke zbritur në nivelet e para sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Në tregun vendas karburanti vijon të jetë pranë niveleve maksimale, që arritën deri në 265 lekë për litër në mars.

Ditën e sotme Bordi i Trasparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve. Sipas vendimit të fundit, nafta ka zbritur me 4 lekë për litër dhe nga dita e sotme do të shitet me 236 lekë për litër.

Në rënie është dhe çmimi i benzinës, që do të tregtohet me 196 lekë për litër, nga 203 që ishte deri tani. Gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit